Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së: Nuk i japim legjitimitet vendimit për heqjen e imunitetit

Shkup, 30 nëntor 2017 (MIA) - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së vlerësoi se vendimi i sotëm i Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit nuk është i bazuar në fakte dhe argumente, por dëshira për revanshizëm politik të LSDM-së dhe ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, por edhe ndaj shumë qytetarëve.
"Privimi nga liria e deputetëve është dëshmia më e lartë e mosekzistimit të sistemit juridik dhe mosrespektimit të Kushtetutës. Mesazhin që e dërgoi LSDM-ja me vendimin e sotëm të Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit është se LSDM-ja nuk do që të ekzistojë opozitë ndaj sundimit të tyre as në Kuvend, as jashtë tij, citohet në kumtesë. Grupi i deputetëve i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, që theksojnë nga atje, nuk do t'u japë legjitimitet këtyre vendimeve antikushtetuese.
Komisioni për çështje të rregullores dhe të mandatit dhe imunitetit, sipas tyre, e heshti dhe i bëri amin shkeljes së Kushtetutës dhe Rregullores për punë të Kuvendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail