Gjykimi për "Total" shtyhet për më 7 dhjetor

Shkup, 5 dhjetor 2017 (MIA) - Gjykimi për lëndën "Total" të PSP-së në të cilin për evazion tatimor dyshohet gazetari Dragan Pavlloviq - Llatas, është shtyrë për më 7 dhjetor të këtij viti.
Pavlloviq-Latas erdhi në gjykatë dhe mori pjesë në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Penale. Gjykatësja konstatoi se nuk janë respektuar kushtet ligjore për mbajtjen e debatit sepse nuk janë përcaktuar përfaqësuesit ligjorë për firmat "Total marketing" dhe "Mediamaks", ndërsa seancë ka caktuar për të enjten.
Të akuzuarit iu tha se si përfaqësues ligjorë mund t'i sjell edhe avokatët e tij, pas çka ata u obliguan gjatë ditës të dorëzojnë parashtresë me shkrim deri te gjykata. Nëse nuk bëhet kjo, gjykata me obligim zyrtar do të caktojë përfaqësues ligjorë.
Drejtuesi i "Total Medi Centar" Petar Veljanoski ishte ftuar në mënyrë të rregullt, por është arsyetuar se nuk ka mundur të vijë sepse ka pasur obligime pune në Shkup, ndërsa dërgesën e ka pranuar babai i tij i cili nuk e ka informuar në kohë.
Mbrojtja sot vuri në dukje se një pjesë e dëshmive të PSP-së parashtrohen në mënyrë të palejuar, për çka gjykatësja u përgjigj se ajo për këtë nuk është kompetente, por këshilli gjyqësor i cili vendosi të fillojë procedurën.
Lënda "Total" ka të bëjë me evazion tatimor nga ana e Llatasit si pronar dhe drejtues i firmave për shërbime të marketingut dhe këshillime "Total" SHPKNJP Shkup, "Mediamaks" dhe "Total Media Centar" SHPKNJP Shkup.
I dyshuari ngarkohet se në periudhën nga viti 2008 e deri në vitin 2015 së bashku me persona juridikë me qëllim që të shmangin pagesën e tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe deklaratat tatimore kanë dhënë të dhëna të rrejshme. Personat juridikë e kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa i dyshuari për 63 mijë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail