Kryeministri Zaev për vizitë pune në Sofje

Shkup, 6 dhjetor 2017 (MIA) - Kryeministri Zoran Zaev, prej sonte, pas përfundimit të vizitës në Bruksel, e fillon vizitën e punës në Sofje, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare "Integrim më i fuqishëm rajonal i Ballkanit", kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Në Sofje, Zaev do të shoqërohet nga zëvendëskryeminsitri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe minsitrat e Financave dhe Transportit dhe Lidhjeve, Dragan Tevdovski dhe Goran Sugareski. Në margjina të Konferencës, sot, një pjesë e delegacionit qeveritar të Maqedonisë në Sofje do të takohet me përfaqësues të Bankës Botërore në nivel më të lartë.
Sipas paralajmërimit, sonte kryeministri Zaev do të marrë pjesë në darkën që e organizon kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov, për nder të kryeministrave nga Ballkani Perëndimor, të ardhur në Sofje.
Në konferencën ndërkombëtare "Integrim më i fuqishëm rajonal i Ballkanit", që do të mbahet nesër, duhet të bisedohet për lehtësime kufitare në rajon, me qëllim të lehtësimeve kufitare edhe të tregtisë, si dhe për klasterë rajonal teknologjik dhe të TI-së, me qëllim të hapjes së perspektivave për sektorin privat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail