Sindikata e QMK: Drejtori i QMK të jetë profesionist

Shkup, 7 dhjetor 2017 (MIA) - Kryetari i Sindikatës së të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me Kriza, Ilija Bojarovski sot në konferencë shtypi kërkoi prej Qeverisë për drejtor të QMK të vendoset një profesionist nga sfera e menaxhmentit me kria, e akuzoi U.d. drejtor aktual Agron Buxhakun për jokompetencë dhe joprofesionalitet, por edhe për diskriminimin e kudarove të dëshmuar, si dhe për shpenzimin e parave për qerasje.
Buxhaku, nga ana tjetër, i përgënjeshtroi pohimet e Bojarovskit duke theksuar se ai vepron në emër personal dhe jo në emër të Organizatës së sindikatave të QMK, të cilët thanë se nuk ka pasur takim me anëtarët në të cilin do të diskutohej nëse këto pohime të jepen në opinion, por se takime sindikale nuk ka pasur edhe paraprakisht.
Bojarovski tha se jokompetenca dhe joprofesionalizmi janë evidente kur vendosen kuadro partiak dhe politik në organet shtetërore, siç tha, si në rastin me u.d. drejtor i QMK. "Drejtimi i shtabit të krizave nënkupton të udhëhiqet prej një profesionisti, ndërsa edhe ta thërrasë në kohë dhe jo pas krizës. Akuzoi se tre profesionistë në QMK janë sistemuar me "udhëzime" në vende të tjera pune që të mos pengojnë. Buxhaku, sipas kryetarit të organizatës sindikaliste, ka harxhuar 40.700 denarë në shtatë dreka në një ditë me përfaqësues të organizatës japoneze Xhajka si edhe me dy organizata ndërkombëtare.
U.D. drejtor i QMK, Agron Buxhaku e akuzoi Bojarovskin se po merret me uljen e rejtingut të tij dhe këtë e bën rregullisht kur ka zgjedhje duke shpresuar se me akuza dhe shpifje do ta arrijë qëllimin e tij që ai të bëhet drejtor ose dikush tjetër të bëhet drejtor.
Qendra për Menaxhim me Kriza i ka 220.000 denarë për shpenzime për reprezantime dhe se 40.000 denarë i ka shpenzuar që ta qerasë delegacionin gjashtë anëtarësh nga Japonia dhe gjashtë përfaqësues të Qendrës të cilët kanë qenë me të.
"Nuk ishin gjashtë herë por ndodhi ashtu pasi që me kartelë paguhet në këtë mënyrë pasi që kufizimi është gjashtë mijë denarë për kartelë. Njëherë kam shpenzuar aq", thotë Buxhaku.
QMK, potencoi ai, dje mori mirënjohje nga Xhajka për bashkëpunim në dy projekte, ndërsa tani duhet të fillojë edhe projekti i tretë për pyllëzim nga rrëshqitja e tokës dhe përmbytjet. Përgjigjja më e mirë për atë se nëse profesionistë e drejtojnë QMK dhe punojnë në të është mirënjohja nga Xhajka dhe mundësia ne të mbajmë punëtori për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai pohon se që kur është drejtor i QMK asnjëherë nuk ka pasur takim me organizatën sindikaliste.
"Njeriu i referohet asaj që drejton një sindikatë, ndërsa asnjëherë nuk është mbajtur takim, tha ai duke shtuar se dëshiron të flasë me sindikatën lidhur me obligimet e papaguara të Ministrisë së Financave për rritjen e pagave. Do t'u bëjë thirrje 30-të anëtarëve të sindikatës në takim pasi, siç tha, Bojarovski nuk është duke e kryer punën e tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail