Këtë javë katër seanca për lëndë të PSP-së në Gjykatën penale

Shkup, 11 dhjetor 2017 (MIA) - Katër seanca për lëndë të Prokurorisë speciale publike janë caktuar këtë javë në Gjykatën penale.
Për nesër dhe për 14 dhjetor janë caktuar seanca për lëndën e PSP-së "Trust", në të cilin i akuzuar i aprë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe udhëheqësit e ndërmarrjeve "Transmet", "Sileks" dhe "Vato" SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë.
Të mërkurën, më 13 dhjetor, do të mbahet gjykimi për rastin "Transportuesi", që ka të bëjë me keqpërdorime të transportit për nxënës nga ana e ish-kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dhe kryetarit të Komisionit lokal për furnizime publike, me ç'rast të dyshuarit kanë keqpërdorur pothuajse 360.000 euro nga buxheti shtetëror.
Më 14 dhjetor duhet të mbahet seanca për lëndën "Spiuni". Mes të akuzuarve janë edhe ish-gjenerali i policisë, Goran Stojkov, ish-drejtori i Drejtorisë për parandalim të parave dhe korrupsionit Vane Cvetanov dhe ish-funksionari i lartë në Drejtorinë për kundërzbulim, Aleksandar Dinevski.
Më 13 dhjetor, ndërkaq, në Gjykatën në Selanik është caktuar seancë për kërkesën nga autoritetet e Maqedonisë për ekstradim të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të akuzuar nga PSP për lëndën "Target-Fortesa".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail