Forum "Përmes internacionalizimit të ekonomisë drejt rritjes më të madhe ekonomike"

Shkup, 13 dhjetor 2017 (MIA) - "Përmes internacionalizimit të ekonomisë drejt rritjes më të madhe ekonomike", është tema e forumit që do të mbahet sot në Shkup, si pjesë e projektit të USAID-it "Partneritet për biznes rregullativë më të mirë", që EPI CENTAR Interneshënëll e realizon në bashkëpunim me Odat ekonomike në Maqedoni.
Qëllimi i forumit është që t'i adresojë sfidat momentale dhe barrierat ekzistuese në procesin e internacionalizimit me të cilat ballafaqohen kompanitë e orientuara eksportuese në Maqedoni. Njëherësh të mundësojë diskutim interaktiv dhe këmbim të përvojave me ç'rast do të shqyrtoheshin mundësitë për rritjen e kapaciteteve eksportuese të atyre kompanive.
Është paralajmëruar pjesëmarrje e kompanive vendore dhe të huaja në shtet.
Organizatori paralajmëron fjalime të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Koço Angjushev, shefi i projektit Partneritet për biznes rregullativë më të mirë dhe drejtues i EPI CENTAR Interneshënëll Lubomir Dimovski dhe kryetarit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.
Partnerë të EPI CENTAR Interneshënëll në projekt janë Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Teknologjive Informatike dhe Komunikuese MASIT, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail