Turoperatorë nga Turqia do t'i shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim me Maqedoninë

Shkup, 13 dhjetor 2017 (MIA) - Një delegacion i Asociacionit të Agjencive Turistike dhe Turopertorëve (TURSAB) nga Stambolli sot është për vizitë në Maqedoni ku do të realizojë takime me kompanitë e Maqedonisë nga Lidhja e Odave Ekonomike dhe do të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim.
Krahas takimeve, do të mbahet edhe punëtori për rritjen e potencialeve për bashkëpunim në turizëm midis Maqedonisë dhe Turqisë.
"TURSAB së bashku me "Turkish Erlajns" dhe kompanitë anëtare të Odës Turistike Hotelierike (OTH) do t'i detektojnë potencialet për zgjerimin e tregut turistik, rritjen e bashkëpunimit në pikëpamje të ofertës atraktive deri më tani më të volitshme për turistët e Maqedonisë", thonë nga LOE, të cilët janë organizatorë të këtij evenimenti.
Oda Turistike Hotelierike në kuadër të LOE ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me TURSAB për përforcimin e bashkëpunimit në turizëm, rritjen e bashkëpunimit midis agjencive turistike me renome, hoteleve, restoranteve të të dyja vendeve, përmes rritjes së cilësisë së shërbimeve të cilat ofrohen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail