Takim i Osmanit me delegacionin e Komisionit për çështje politike të Senatit italian

Shkup, 15 dhjetor 2017 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pati takim me përfaqësues të Senatorëve Italian Vanino Kiti dhe Pjetro Liuci që janë edhe përfaqësues të Komisionit për politik evropiane në Senatin e Republikës së Italisë me të cilët u diskutua për perspektivat euro- atlantike të vendit tonë si dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.
Osmani, siç informojnë nga kabineti i tij, theksoi mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga ana e Republikës së Italisë për aspiratat tona euro-atlantike si dhe për mbështetjen e Italisë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE si bazë për stabilitetin në rajon.
Në këtë drejtim u konstatua se Republika e Maqedonisë meriton progres në afrimin drejt Bashkimit Evropian dhe NATO, dhe në përputhje për këtë sukses për shmangien e pengesave në këtë rrugë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Union si dhe ftesë për anëtarësim në Aleancë.
"Roli i Parlamentit Evropian, si dhe i Parlamenteve Nacionale, është kyç për procesin e zgjerimit të Unionit. Rezoluta e miratuar në Parlamentin Italian, që obligon Qeverinë që në mënyrë aktive të merr pjesë në përshpejtimin e procesit të zgjerimit paraqet mbështetje të qartë", theksoi Osmani.
Osmani falënderoi për organizimin e shkëlqyer të Samitit të Kryeministrave të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Trieste para disa muajve, në të cilën, si pjesë e Procesit të Berlinit, u paralajmëruan mjete të konsiderueshme për mbështetjen e Korridorit tetë në Maqedoni.
"Ndihma financiare për të cilën u njoftua para disa muajsh në Trieste, u konfirmua para dy ditësh, në Frankfurt, në të cilën Komiteti Drejtues i kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) formalisht miratoi shtatëdhjetë milion euro për hekurudhën drejt Bullgarisë, por edhe për projektin Primar për autostradën nga Shkupi drejt Kosovës", theksoi Osmani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail