Grubi priti një delegacion të Senatit të Italisë, të udhëhequr nga senatori Vanino Kiti

Shkup, 15 dhjetor 2017 (MIA) - Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, bashkë me anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit realizoi takim me delegacionin e Senatit të Italisë, të udhëhequr nga senatori Vanino Kiti, në shoqërim të ambasadorit të Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, Karlo Romeo.
Në takimin, i përbashkët ishte konstatimi se Maqedonia dhe Italia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme miqësore në të gjitha sferat, me ç'rast në veçanti u theksua mbështetja e vazhdueshme italiane për pranimin tonë në NATO dhe BE.
Në atë kontekst, Grubi theksoi se Italia e mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO dhe ka rol aktiv në këtë proces, veçanërisht pas Samit të mbajtur në Trieste këtë verë, kur u vërtetua perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe kur u aprovuan paratë për lidhjet ndërmjet fqinjëve të Maqedonisë, siç është korridori 8, si dhe për bashkëpunimin në energjetikën në rajon.
Gjithashtu, u këmbyen mendime dhe qëndrime për gjendjet politike aktuale në Maqedoni, në aspekt të realizimit të reformave të nevojshme të BE-së nga Plani qeveritar 3-6-9, me qëllim që vendi vitin ardhshëm verës të marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail