Kushtet në Vardarishte joadekuate, problemi me qentë kërkon qasje gjithëpërfshirëse

Shkup, 15 dhjetor 2017 (MIA) - Rinovimi i stacionit "Vardarishte", pengimi i dukurisë së pronësisë së papërgjegjshme dhe shumimi i pakontrolluar i qenve në kushte të shtëpisë dhe vendosja e çipit te qentë shtëpiakë janë pjesë e zgjidhjeve që të tejkalohet problemi me qentë, numri i të cilëve është gjithnjë e më i madh në rrugë dhe të pengohen rastet ku janë sulmuar kalimtarë të rastit.
Nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve vlerësojnë se një nga masat për tejkalimin e problemit është të pengohet shumimi i pakontrolluar i qenve shtëpiakë, pasi dy të tretat prej tyre përfundojnë në rrugë si qen endacakë.
Në prezantimin e sotëm të situatës në Vardarishte, u potencua se duhet të bëhet edhe vendosja e çipit te qentë dhe bazë e pronarëve të regjistruar të qenve.

Në Agjencinë për ushqim dhe veterineri, siç theksuan nga grupi i punës, veçmë kanë buxhet të caktuar për vendosjen e çipit te qentë dhe kanë softuer për dedikim të tillë, por ai është jofunksional.

Raporti i grupit të punës, i cili e ka ndjekur situatën në stacionin Vardarishte, tregon se kushtet për përkujdesjen dhe trajtimin e qenve janë joadekuate dhe se nevojitet rinovimi i tij. Për këtë qëllim, në buxhetin për vitin e ardhshëm propozohet të ndahen 10 milionë denarë për rinovimin e këtij stacioni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail