Komuna e Tetovës me aksion për largimin e shitësve ambulant nëpër qyte

Tetovë, 15 dhjetor 2017 (MIA) - Inspektorati komunal i komunës së Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për punë të brendshme në Tetovë, nga dita e mërkurë filluan aksion të përbashkët për largimin e shitësve ambulant të cilët ushtrojnë veprimtari të paligjshme në pjesën qendrore të qytetit.
Lirimi i hapësirave të uzurpuara publike në Sheshin "Iliria", rrugët dhe trotuaret e qytetit në këtë periudhë të vitit bëhet edhe për shkak të rritjes së fluksit të qytetarëve si rezultat i festave të fundvitit dhe rritjes së komunikacionit rrugor që vjen si pasojë e kthimit të mërgimtarëve, thuhet në kumtesë.
Ky aksion i koordinuar do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që trotuaret dhe hapësirat publike të kthehen në funksion të qarkullimit të lirshëm të këmbësorëve, kurse veprimtaria ekonomike e shitësve ambulant të bëhet në pajtueshmëri me ligjin dhe në vendet e parapara për këtë aktivitet.
Siç shtohet në vijim të kumtesës, komuna e Tetovës, njofton qytetarët se me rastin e Vitit të Ri, organizon dhënie me qera të hapësirës publike për shitje të dhuratave dhe zbukurimeve për vitin e ri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail