Mot me vranësira të ndryshueshme e me shi, nëpër male borë

Shkup, 17 dhjetor 2017 (MIA) - Moti në Maqedoni është me vranësira e me reshje të shiut, kryesisht me intensitet të dobët. Nëpër malet mbi 1000 metra lartësi mbidetare ka edhe reshje të borës. Përgjatë Vardarit po fryn erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.
Mëngjesin e sotëm janë shënuar temperatura në minus. Më ftohtë ka qenë në Gjurishte, Mavrovë, Krushevë dhe Llazaropole ku janë matur 0 gradë. Në Kumanovë 1, në Pozharan dhe Kriva Pallankë 2, Pretor, Berovë, Shkup Petrovec dhe Topollçan 3 gradë, në Shkup Zajçev Rid, Dibër, Shtip, Prilep dhe Tetovë 4 gradë, në Vinicë dhe Ohër 5 gradë, në Manastir dhe Demir Kapi 6, në Strumicë 7 dhe Dojran dhe Gjevgjeli 8 gradë Celsius.
Më shumë shi gjatë 24 orëve kanë rënë në Kriva Pallankë 23 litra në një metër katror, 17 në Dibër, 16 në Shkup Zajçev Rid dhe Kumanovë, në Berovë, Ohër dhe Llazaropole 12 litra në një metër katror.
Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut. Pasdite reshjet do të jenë më intensive në pjesët perëndimore, por do të jenë më të dobëta. Nëpër male do të bie borë, ndërsa deri në fund të ditës kufiri i borës do të bie deri në rreth 600 metra lartësi mbidetare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në juglindje erë veriore përkohësisht e përforcuar. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i vranët dhe me erë mesatare veriore dhe reshje të përkohshme të dobëta të shiut, ndërsa nga fundi i ditës diku dhe në Fushëgropën e Shkupit është e mundur të ketë reshje të dobëta të borës. Temperatura do të lëvizë deri në 6 gradë.
Moti nesër do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të dobëta lokale të borës, posaçërisht në perëndim. Do të fryjë erë mesatare veriore, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të jashtëzakonshme.
Nën ndikim të masës së ftohtë ajrore nga e marta deri të premten moti do të jetë stabil dhe shumë i ftohtë me erë mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit gjatë këtyre ditëve do të zbresë në interval prej -10 deri në -3, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë rreth zeros.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail