Shkupi dhe Athina presin propozim të Nimicit më 17 janar

Shkup, 12 janar 2017 (MIA) - Kornizë inicuese me të cilën në mënyrë thelbësore do të ketë zhvillime në tejkalimin e dallimeve rreth emrit, presin qeveritë në Shkup dhe në Athinë prej ndërmjetësit Methju Nimic në raundin e ardhshëm të bisedimeve për më 17 janar në Nju-Jork.
Shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në takimin e djeshëm në Selanik, shprehën optimizëm se është e mundshme zgjidhja. Biseduan për metodologjinë, për qasjen e të dyja palëve si edhe për kornizën e procesit për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
U pajtuan të kenë rol më të drejtpërdrejt në bisedimet me qëllim të tejkalimit të dallimit rreth emrit.
Zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi në kontestin më të gjerë, i lidhur me masat vijuese për ndërtimin e besimit, gjithashtu ishin në fokus të takimeve midis ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë.
Ndërkohë, edhe krahas pritjeve optimiste të shefit të diplomacisë Koxias dhe të kryeministrit Aleksis Cipras se do të sigurohet unifikim qeveritar për marrëveshjen eventuale për emrin, partneri më i vogël i koalicionit Grekët e Pavarur vazhdon që publikisht ta japë qëndrimin se për ta termi Maqedoni është term i papranueshëm në emrin e fqinjit verior.
Maqedonia është një dhe greke, disa herë e përsëriti kryetari i Grekëve të Pavarur në fjalimin e Këshillit nacional të partisë. Panos Kamenos, i cili njëherësh është edhe ministër i Mbrojtjes, si zgjidhje të pranueshme e propozoi emrin "Vardarska", të cilin e shqiptoi njëjtë sikurse shqiptohet në gjuhën maqedonase dhe e përmendi pa ndonjë mbiemër.
Deputeti i Grekëve të Pavarur, Kostas Kacikis, nga ana tjetër, duke folur për radion Fokus të Selanikut, zbuloi se ai dhe kolegët e tij të partisë, do të jenë pjesë e protestave në Selanik, për emrin, më 21 janar.
Kundër protestave të paralajmëruara në Selanik u prononcua edhe Kisha Ortodokse greke, edhe pse nuk pajtohet termi Maqedoni të jetë pjesë e emrit, pasi që kështu do të ishte pjesë përbërëse edhe e emrit të kishës së Maqedonisë.
Me të ashtuquajturat vija të kuqe, dje përsëri u prononcua edhe lideri i partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re, Kiriakos Micotakis. E përsëriti se emri, përdorimi i tij dhe irredentizmi, janë tri pikat e "vijave të kuqe" kombëtare të vendosura që në vitin 2008 në Bukuresht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail