Nëse Ivanovi nuk e nënshkruan dekretin, Ligji për gjuhët sërish para Kuvendit

Shkup, 12 janar 2018 (MIA) - Dekreti për shpalljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqipe në vend dhe i cili u miratua nga Kuvendi, sipas Kushtetutës dhe Rregullores parlamentare, duhet të nënshkruhet nga kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe presidenti Gjorge Ivanov.
Nuk dihet si do të veprojë Ivanovi dhe nëse do të nënshkruajë dekretin për këtë ligj, që nga Kuvendi iu dërgua që dje, menjëherë pas miratimit. Ivanov, siç kumtojnë nga Kabineti i tij, ka afat prej shtatë ditëve ta nënshkruajë dekretin e ligjit.
Dilema rreth asaj nëse Presidenti i shtetit do të nënshkruajë dekretin dhe nëse ligjin do ta kthejë me vërejtje në Kuvend, për të cilën ka të drejtë të paraparë me Kushtetutën dhe Rregulloren, u hap pas fjalimit të tij të rregullt vjetor në Parlament në të cilin tha se ligji është jokushtetues dhe paraqet kërcënim për karakterin unitar të shtetit.
Presidenti Ivanov mund të vendosë të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit. Në këtë rast, sipas nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Kuvendi sërish e shqyrton ligjin dhe nëse miratohet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, Presidenti është i detyruar ta nënshkruajë dekretin. Presidenti është i detyruar ta nënshkruajë dekretin dhe nëse ligji miratohet me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Me Rregulloren e Kuvendit, megjithatë, parashikohet që edhe nëse Presidenti vendos të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi sërish ta shqyrtojë ligjin në fazën e leximit të tretë, brenda 30 ditëve nga dita e miratimit të tij. Pas shqyrtimit të sërishëm të ligjit, amendamente mund të parashtrohen vetëm në lidhje me vërejtjet e kryetarit.
Në fjalimin e tij drejtuar deputetëve më 26 dhjetor, Ivanov tha se Ligji për gjuhët nuk paraqet kërcënim për gjuhën maqedonase, por paraqet kërcënim për shtetin unitar. Ligji sipas tij, e shkel Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Vendimi i tij për ligjin, tha atëherë Ivanov, bazohet në garancitë e dhëna me shkrim për mbrojtjen e shtetit unitar, sovran, integritetin territorial, pavarësisë dhe multietnicitetin e Republikës së Maqedonisë. Ai, tha Ivanov, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të harmonizohet me ligjet e Maqedonisë.
"Unë jam presidenti i të gjithë qytetarëve dhe dua avancim të përdorimit të gjuhëve e të gjitha bashkësive, përfshirë edhe gjuhën shqipe", theksoi Ivanov.
Sipas tij, kërkesa për dygjuhësi është përfshirë me amendamentin pesë të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që doli nga Marrëveshja kornizë, ku rregullohet çështja e gjuhës zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dje, me 69 vota "pro", e miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ligji u votua edhe me shumicë të dyfishtë, përkatësisht për të votuan 27 deputetë nga bashkësitë joshumicë, ndërsa një abstenoi. Në seancë nuk morën pjesë deputetët nga VMRO-DPMNE-ja të cilët nuk marrin pjesë në punën e Parlamentit në shenjë revolte për paraburgimin e pesë kolegëve të tyre dhe qytetarëve të tjerë për pjesëmarrje në incidentet në shtëpinë ligjdhënëse më 27-të prill të vitit të kaluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail