"Komersant": Zgjidhja e kontestit për emrin do të sjell ndryshime gjeopolitike në Ballkan

Shkup, 12 janar 2018 (MIA) - Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së kontestit 25-vjeçar për emrin e ish republikës jugosllave, që do të sjellë deri në ndryshime serioze gjeopolitike në Ballkan. Në korrik Shkupi sigurisht do të marrë ftesë për NATO, ndërsa në vitin 2019 do të bëhet anëtari i 30-të i Aleancës, shkruan sot gazeta ruse "Komersant".
Sipas gazetës ruse, siç transmeton MIA, marrëveshja përfundimtare mund të arrihet që javën e ardhshme, ndërsa vendi me siguri do të quhet Maqedonia e Re.
"Marrëveshja përfundimtare mund të arrihet javën e ardhshme në Nju-Jork, ku më 17 janar u caktua raundi i ri i negociatave mes përfaqësuesve të dy vendeve nën patronazhin e ndërmjetësuesit të KB-së, Methju Nimic", shkaktuan "Komersant".
Gazeta më tej thekson se "fakti që ky raund i negociatave ka potencial të jetë vendosës e tregojnë edhe rezultatet nga konsultimet që këtë javë i ka pasur zëvendëskryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani në Athinë".
"Zgjidhja e kontestit dydekadësh mes Shkupit dhe Athinës, jo vetëm se do ta zgjidhë problemin kyç në marrëdhëniet e tyre bilaterale, por do të ketë edhe pasoja serioze gjeopolitike për rajonin", vlerëson "Komersant".
Gazeta përkujton se në Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, vendet-anëtare premtuan se Maqedonia do të marrë ftesë automatike për hyrje në Aleancë, sa të zgjidhet kontesti me Greqinë.
"Komersant" e përmend edhe historiatin e kontestit 25-vjeçar, duke cekur se që të inkuadrohet në KB, vendi duhej të pajtohet në, siç shkruan "emrin e pakëndshëm Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë", edhe pse 13 vende e njohin si Maqedoni".
Por Greqia, shkruan gazeta ruse, fuqimisht e kanë bllokuar rrugën e vendit drejt NATO-s dhe BE-së, ndërsa bisedat greko-maqedonase për emrin në vitin 1992 nuk kanë përparuar asnjë hap.
"Drita në fund të tunelit u paraqit nga mesi i vitit të kaluar, kur qeveria proevropiane e Zoran Zaevit erdhi në pushtet në Shkup. Kryeministri i ri premtoi zgjidhjen e kontestit me Greqinë në vitin 2018 dhe inkuadrimin e vendit në BE dhe NATO. Sot, plotësimi i këtij premtimi u bë krejtësisht real", konkludon gazeta ruse "Komersant".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail