Apelacioni vendosë për ankesën e Sasho Vasilevskit, ai nuk erdhi në seancë

Shkup, 12 janar 2018 (MIA) - Deputeti Sasho Vasilevski, i cili është një nga të dyshuarit për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë nga 27 prilli, sot nuk u paraqit në seancën publike në Gjykatën e Apelit ku po shqyrtohet ankesa e tij për paraburgimin.
Në seancë mori pjesë vetëm avokati i tij, Aleksandar Novakovski.
Gjatë dy ditëve të kaluar gjykatës të Apelit në seanca publike i shqyrtuan ankesat e dorëzuar nga një pjesë e të dyshuarve për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë. U shqyrtuan ankesat e ish-ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, ish-drejtorit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë Igor Durllovski, si dhe për ankesat e Munir Pepiqit nga Agjencia për Zbulim dhe Dushko Llazarov, shef për operacione speciale në MPB.
Ende nuk janë marrë vendime edhe për ankesat e aktorit Vllado Jovanovski dhe të dyshuarit Goran Gjoshevski, shef i sigurimit të ish-kryetarit të Kzvendit, Trajko veljanoski dhe Oliver Popovski nga Drejtoria e gjashtë.
Gjatë ditës së sotme pritet që Gjykata e Apelit të publikojë një pjesë të vendimeve për pezullim eventual të paraburgimit për një pjesë të të dyshuarve për ngjarjet e 27 prillit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail