ITSHKSH mirëpret miratimin e Ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve

Shkup, 12 janar 2018 (MIA) - Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përmes një kumtese me shkrim njofton se mirëpret miratimin e Ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve, i cili e avancon dukshëm përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe lehtëson komunikimin e qytetarëve shqiptarë me institucionet shtetërore.
"Vlerësojmë se me këtë ligj, gjuha shqipe e zë vendin e merituar në të gjithë sistemin shtetëror të Republikës së Maqedonisë, për të cilën duhet krijuar të gjitha mundësitë dhe parakushtet praktike dhe ligjore.
Në këtë vijë, presim që shumë shpejt të sillet edhe Ligji për mbrojtjen e gjuhës shqipe, ashtu siç ka Ligj për mbrojtjen e gjuhës maqedonishte.
Instituti shqiptar i Shkupit do të jetë në shërbim të zbatimit praktik të gjuhës shqipe, edhe përmes ndihmës profesionale ndaj institucionit përkatës i cili do të themelohet me qëllim të mbikëqyrjes së përdorimit zyrtar dhe standardit të gjuhës shqipe", deklaroi drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail