Diplomatë të lartë të Çekisë dhe Sllovenisë për vizitë në Maqedoni

Shkup, 13 shkurt 2018 (MIA) - Në vizitë të përbashkët pune në Republikën e Maqedonisë sot do të vijnë zëvendësministri për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jakub Dur dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Iztok Miroshiç.
Përfaqësuesit e lartë të MPJ-së çeke dhe sllovene do të kenë takim me sekretarin shtetëror në MPJ-në e Maqedonisë, Viktor Dimovski, me ç'rast do të bisedojnë për intengrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, situatën e brendshme politike në vend dhe marrëdhëniet me fqinjët.
Siç kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, në suaza të vizitës, diplomatët e lartë të Çekisë dhe Sllovenisë do të realizojnë takim edhe me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë të angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani. Dur dhe Miroshiç do të mbajnë edhe ligjëratë të përbashkët para studentëve të degës për shkenca politike në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në Shkup.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail