Mickovski-Plenkoviq: Maqedonia dhe Kroacia janë partnerë të rëndësishëm, VMRO-DPMNE-ja lobon për interesa strategjikeShkup, 13 shkurt 2018 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në Zagreb së bashku me nënkryetarin e partisë Aleksandar Nikolloski realizoi takim me kryeministrin e Republikës së Kroacisë dhe kryetar i HDZ-së Andrej Plenkoviq. Në takim u bë fjalë për gjendjen aktuale politike, mundësitë për bashkëpunim ndërpartiak, si dhe përforcimin e lidhshmërisë rajonale dhe shfrytëzimin e kapaciteteve politike të cilat qëndrojnë në dispozicion. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickovski theksoi se Republika e Kroacisë është mik shumëvjeçar i Maqedonisë dhe ato kapacitete të miqësisë së përbashkët duhet të shfrytëzohen në mënyrë shtesë. "Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s, qëllime ndaj të cilave synon edhe VMRO-DPMNE-ja dhe këtu me rëndësi të madhe është mbështetja nga miqtë tanë si Kroacia duke e shfrytëzuar përvojën e saj dhe lidhjet dhe kanalet tani më të krijuara të komunikimeve në këto organizata ndaj të cilave synojmë", theksoi Mickovski, Prej këtu Maqedonia dhe Kroacia janë partnerë të rëndësishëm, VMRO-DPMNE-ja lobon për atë që është interesi ynë strategjik, shtoi Mickovski, Ai theksoi se është i nevojshëm përparim i dukshëm në pikëpamje të këtyre prioriteteve strategjike dhe se qeveria e Maqedonisë duhet t'i përkushtohet reformave esenciale, të cilat do të shënojnë përparim real nga i cili dobi do të kenë qytetarët e RM-së. Mickovski e njoftoi bashkëbiseduesin e tij për gjendjen aktuale në shtet, ku ka mungesë të debatit në lidhje me çështjet kyçe, sjelljen e vendimeve pa debat adekuat me opozitën dhe terror evident politik të orientuar ndaj kundërshtarëve që i rrezikon kapacitete demokratike të shtetit. Korrupsioni dhe nevoja nga reformat në sistemin gjyqësor mbesin sfida të hapura në të cilën pushteti nuk ka përgjigje. Kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se shteti po përballet me sfida serioze ekonomike, dobësim të standardit të qytetarëve dhe ekonomi vendore stagnuese. Mickovski theksoi se është i nevojshëm ndërtim i urave të bashkëpunimit dhe angazhimit të miqve të Maqedonisë midis të cilëve është edhe Republika e Kroacisë në realizimin e interesave strategjike, si dhe bashkëpunimin e përforcuar ekonomik, kapacitetet të cilat duhet të përdoren në dobi të miqësisë së ndërsjellë dhe interesit të përbashkët të të dyja vendeve. Bashkëbiseduesit u përqendruan edhe në bashkëpunimin ndërpartiak dhe gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së dhe HDZ-së në mënyrë shtesë të bashkëpunojnë për sferat të cilat janë nga interesi i përbashkët. Pas takimit me liderin slloven të SDS-së, Jens Jansha, takimi me kryeministrin kroat Plenkoviq është i dyti në serinë e Mickovskit dhe Nikollovskit si pjesë e agjendës ballkanike të bisedimeve intensive diplomatike. Nesër kryetari i VMRO-DPMNE-së Mickovski pritet të realizojë takim me presidentin e Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq.
|