Bluza të disenjuara nga Rita Ora për 10 vjetorin e pavarësisë

Londër, 15 shkurt 2018 (MIA) - Rita Ora, këngëtare të cilën e njeh bota, do të jetë në Prishtinë për një koncert që feston përvjetorin e pavarësisë së shtetit.
Rita Ora ka disenjuar vetë edhe disa bluza për këtë rast.
Bluzat në fakt do të shiten, me çmimin prej 50 funtash. Në bluza shkruan Kosova, dhe ato janë me ngjyrë të bardhë dhe të zezë.
Ato janë të të gjitha madhësive ndërsa për ata që do t'i blejnë, ato do të nisin të vijnë në Kosovë nga data 26 shkurt. Porositë bëhen deri me 21 shkurt.
Ajo çka i bën të veçanta është origjinaliteti i Ritës dhe kreativiteti i saj në krijimin e tyre.
"Ky është një kujtim i kësaj nate të cilën do ta kalojmë bashkë" ka shkruar Rita ku ka bashkangjitur edhe ofertën për blerje të bluzave.
Por, një gjë jo shumë e admirueshme për adhuruesit e këngëtares mund të jetë çmimi i bluzave që kap shifrën e plot 56 eurove.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail