Raporti për AKMIS-in para KGJ pasi të marrin të gjithë anëtarët certifikatë të sigurisë

Shkup, 15 shkurt 2018 (MIA) - Raporti i grupit të punës së Ministrisë së Drejtësisë për keqpërdorimet me sistemin elektronik për sistemimin e lëndëve në gjykata, i njohur si AKMIS, do të vihet në rend dite të mbledhjes së Këshillit gjyqësor pasi të gjithë anëtarët e Këshillit të marrin certifikatë të sigurisë në mënyrë që ta kontrollojnë materialin.
Këtë e deklaroi kryetari i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Zoran Karaxhovski sot duke u prëgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas pjesës publike të mbledhjes së Këshillit.
"Raporti është shënuar si material me besueshmëri të lartë. Në fazë të marrjes së certifikatës së sigurisë janë anëtarët të cilët nuk e posedojnë. Për momentin certifikatë të sigurisë kanë gjashtë anëtarë të Këshillit gjyqësor. Nuk më janë të qarta arsyet përse është i klasifikuar ashtu ai material. Asgjë pompoze, asgjë të tmerrshme, siç lajmërojnë mediumet nuk ka në atë raport", tha Karaxhovski.
Paralajmëroi se do të informojë plotësisht lidhur me lëndët për të cilat spekulohet se janë regjistruar në ndonjë mënyrë kriminele.
Njeriu i parë i KGJ-së nuk u përgjigj se si e komenton parahetimin e Prokurorisë Publike për raportin e grupit të punës për AKMIS-in.
Në fillim të mbledhjes së sotme të KGJ-së, anëtari i Këshillit, Vllado Bogdanovski kërkoi nën pikën "e ndryshme" të diskutohet për emisionet debatuese televizive dhe për shkrimet gazetareske lidhur me punën e Këshillit.
"Për mua është e dhimbshme kur dikush në debat televiziv na quan xhelatë dhe kriminelë të jurisprudencës. Posaçërisht disa avokatë dhe ekspertë që përdorin emra që nuk ngjajnë", tha Bogdanovski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail