Mbështetje nga FMN për SOS Fshatin e fëmijëve Maqedoni

Shkup, 15 shkurt 2018 (MIA) - Përfaqësuesi i alrtë i Fondit monetar ndërkombëtar, Tao Zhang sot e vizitoi SOS Fshatin e fëmijëve-Maqedoni dhe me atë rast ndau donacion prej 10.000 dollarëve për mbështetje të misionit humanitar të këtij institucioni përkujdesës.
Ai u takua me kryetaren e Këshillit drejtues të SOS Fshatit të fëmijëve Maqedoni, Zorica Serafimovska-Arsovska dhe drejtoreshën e programeve të SOS Fshatit të fëmijëve, Aleksandra Ivanovska.
Serafimovska-Arsovska i prezantoi programet dhe projektet të cilat SOS Fshati i fëmijëve i realizon, duke i potencuar me atë rast mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim.
Ivanovski, ndërkaq, e potencoi punën gjithëpërfshirëse dhe funksionimin e SOS Fshatit të fëmijëve, duke u fokusuar në programin për mbështetje të familjeve përkujdesëse dhe zhvillim të fëmijëve dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme, si nga sektori koorporativ, institucionet publike, por edhe nga organizatat ndërkombëtare të pranishme në vend.
Delegacioni i FMN-së vizitoi edhe një nga shtëpitë familjare në kaudër të SOS Fshatit të fëmijëve, me ç'rast iu mundësua prej së afërmi të njihet me funksionimin e familjeve përkujdesëse dhe jetën e prëditshme të fëmijëve të cilët janë nën mbrojtje të kësaj organizate.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail