VMRO-DPMNE: Zero investime të huaja dhe vende të hapura pune

Shkup, 15 shkurt 2018 (MIA) - Zero investime të huaja të reja dhe zero vende të reja të hapura, thuhet në reagimin me shkrim nga VMRO-DPMNE-ja ndaj konferencës për shtyp të zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
"Ky është bilanci nga politikat katastrofale ekonomike të qeverisjes destruktive dhe shkatërruese të ekipit të paaftë ekonomik të LSDM-së. Gjithçka tjetër është gënjeshtër dhe lavdërim me rezultatet e arritura në kohën e qeverisë paraprake të VMRO-DPMNE-së. Përveç fjalëve të zbrazëta, në konferencën e sotme për shtyp të Angjushevit dhe Bekteshit publikisht nuk dëgjoi se ka filluar me punë madje edhe një kompani të cilën ata e kanë sjellë të investojë në Republikën e Maqedonisë", thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Në reagim shtohet se përkundrazi LSDM-ja vazhdon që projektet e VMRO-DPMNE-së t'i paraqesin si projekte të tyre.
Nga ajo që prezantuan si investim të ri, thuhet më tej, argumentet thonë se katër kompani tanimë janë të pranishme në Maqedoni dhe një vit të plotë prisnin marrëveshje, ndërsa Qeveria e paaftë pas një viti u ndau ndihmë shtetërore.
"Kompania 'Kostal' është kapacitet tanimë ekzistues i cili punon dhe eksporton nga fabrikat e saj në Ohër. Kompania 'Murat vajaring sistem', 'Çagataj' dhe 'VIK' janë kompani të cilat vendimet e tyre për investim i sollën në kohën e qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe kanë filluar proces ndërtimi në kapacitete personale. Këto kompani më shumë s enjë vit prisnin marrëveshje", thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail