VMRO-DPMNE: LSDM-ja e rrezikon sigurinë e qytetarëve me amnistinë e mbi 2.000 të burgosurve

Shkup, 19 janar 2018 (MIA) - LSDM-ja e rrezikoi sigurinë e qytetarëve me amnistinë e mbi 2.000 të burgosurve midis të cilëve ka edhe të dënuar për vepra të rënda penale. Një pjesë e tyre për 24 orë jo të plota sërish iu kthyen krimit, ndërsa viktima ishin qytetarë të pafajshëm. Janë sulmuar edhe gra dhe burra. Plaçkitje dhe vjedhje janë realizuar edhe mbi të rinj dhe mbi të vjetër, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.
Më tej thuhet se VMRO-DPMNE-ja ka paralajmëruar se LSDM-ja po bën koalicion parazgjedhor me strukturat kriminale në shtet.
"VMRO-DPMNE-ja paralajmëronte se LSDM-ja do të duhet në njërën ose tjetrën mënyrë t'ua shpaguaj këtyre njerëzve të cilët e dhanë mbështetjen për LSDM-në për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për shkak se ju ndihmuan për reket, blerje të votave dhe presioni ndaj votuesve. Si edhe çdoherë çmimin për politikat e dëmshme të LSDM-së e paguajnë qytetarët", thuhet në kumtesë.
VMRO-DPMNE-ja në kumtesë citon se LSDM-ja është përgjegjëse për dëmin të cilin e shkaktojnë të burgosurit e amnistuar
"Intelektualë, artistë, arkitektë, mjekë, aktorë dhe deputetë u bënë të burgosur politik vetëm për shkak të faktit se nuk kanë mendime të njëjta politike me Zaevin", thuhet më tej në kumtesë.
Gjykata, thonë më tej nga VMRO-DPMNE-ja, duhet të lirohet nga shtrëngimet e pushtetit, ndërsa Maqedonia nga një shtet i robëruar sërish t'i kthehet parimeve demokratike drejt të cilave synojnë të gjithë qytetarët e shtetit. Nga atje thonë se menjëherë duhet të hidhen poshtë aktakuzat e pabaza dhe të lirohen nga paraburgimi këta njerëz zë pafajshëm.
"Bogdan, Çavkov, Mukoski, Zhaklina, Durllovski, Damovski dhe të gjithë të tjerët të cilët ndodhen në paraburgim vetëm për shkak se e duan shtetin e tyre duhet të lirohen. Prokuroria duhet të ndërpresë me kryerjen e direktivave partiake të Zoran Zaevit dhe LSDM-së dhe të fillojë të punojë në interes të qytetarëve. Shteti Juridik duhet të kthehet për të mirën e qytetarëve, ndërsa Maqedonia duhet të kthehet në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail