Policia zbuloi një pushkë automatike dhe plumba në një automobil në Reçicë të Vogël

Shkup, 21 shkurt 2018 (MIA) - Nëpunës policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë kanë gjetur një pushkë automatike dhe kornizë me gjashtë plumba në një automobil "Folksfagen lupo" me targa të Gostivarit, i drejtuar nga R.M (33) nga Sedellarca e Epërme, Tetovë.
Siç kumtoi MPB-ja, policët pas informacioneve të marra paraprakisht dje në orën 11:45 në rrugën "127" në fshatin Reçicë e Vogël e kanë ndalur automjetin. Gjatë kontrollit të automjetit, arma dhe karikatori janë gjetur në një çantë në sediljen e pasme.
R.M është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, ndërsa është siguruar edhe automjeti që e ka drejtuar. Më vonë, në banesën, në të cilën ka jetuar me qira në Tetovë, janë gjetur 26 plumba me kalibër prej 7.62 milimetrash.
Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër R/M do të parashtrohet padi përkatëse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail