Harxhohen mjetet e dedikuara për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e sobave me peleta

Shkup, 21 shkurt 2018 (MIA) - Lidhur me njoftimin publik për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e sobave me peleta, Ministria e Ekonomisë informon se prej sot fondet e parapara në Buxhetin 2018 për këtë mase tashmë janë shfrytëzuar.
Siç theksohet në kumtesën e Ministrisë, kjo është masa e parë me "Programin për promovimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe inkurajimin e efikasitetit energjetik në amvisëritë për vitin 2018", me një buxhet të përgjithshëm prej 50 milion denarë, nga të cilat për këtë masë u ndanë 14 milion denarë, tashmë të shpenzuara.
Qëllimi i kësaj mase për të kompensuar një pjesë të kostos së blerjes së sobave me peleta, me çka bëhet zëvendësimi i sobave të vjetëra me qymyr, dru, naftë apo mazut, ishte të stimulonte familjet që të përdorin burimet ripërtëritëse të energjisë për ngrohjen e shtëpive të tyre, të cilat minimizojnë ndotjen e ajrit dhe tokës dhe nuk ndikojnë në ndryshimet klimatike.
"Kjo do të thotë se të gjithë atyre që blenë sobë me peleta, pas publikimit të thirrjes publike më 31 janar të vitit 2018 dhe aplikuan me dokumentet e nevojshme, iu mundësua kompensimi i një pjesë të shpenzimeve për blerjen e tyre deri në 50 për qind të shumës, por jo më shumë se 500 euro në kundërvlerë në denarit, për familje për vitin 2018-të", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.
Parimi sipas të cilit u bë kompensimi ishte "i pari vjen, i pari shpërblehesh" deri në shfrytëzimin e plotë të fondeve për këtë qëllim, dhe pas kësaj faze do të përgatiten vendimet për lëshimin e mjeteve për amvisëritë që kanë përmbushur kushtet e përcaktuara sipas Programit për kompensim. Lista e aplikuesve që përfituan të drejtën e kompensimit do të vendoset në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë.
Në Programin për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe inkurajimin e efikasitetit energjetik në familje për vitin 2018, ka edhe dy masa me të njëjtin qëllim: kompensimin e një pjese të shpenzimeve për zëvendësimin e dritareve të vjetra të drurit, me dritare të reja PVC ose të aluminit, për të cilën masë janë ndarë 30 milion denarë dhe kompensim për blerjen dhe instalimin e kolektorëve diellorë, masë kjo që zbatohet me sukses nga Ministria e Ekonomisë për nëntë vjet me radhë, për të cilën edhe këtë vit janë ndarë gjashtë milionë denarë. Këto masa do të bëhen aktive në muajin mars, përmes shpalljes së thirrjeve publike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail