Në vitin e parë RTVM do të financohet me 0,7 për qind nga Buxheti

Shkup, 21 shkurt 2018 (MIA) - Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale është departizimi dhe profesionalizimi i RTVM-së dhe Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale. Qeveria dje veçmë e dërgoi ligjin në Kuvend.
Ndryshimet thelbësore që propozohen, siç deklaroi zëdhënësi Qeverisë Mile Boshnjakovski, u dedikohen zgjedhjes së trupave drejtues dhe drejtorëve të RTVM-së dhe SHAAVM-së, si dhe lidhur me financimin e punës së RTVM-së dhe SHAAVM-së.
Me ndryshimet parashikohet financim i servisit radiodifuziv publik RTVM drejtpërdrejt nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë edhe atë në vitin e parë me 0,7 për qind, në vitin e dytë me 0,8 për qind, vitin e tretë 0,9 për qind, deri në një për qind. RTVM-, thotë Boshnjakovski, do të ketë pavarësi të plotë financiare.
Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski deklaroi se gëzohet për shkak se ky ligj do të mundësojë që opinionit do t'i bëhen të ditur personat të cilët do të kandidohen për anëtarë të Servisit programor të RTVM-së.
"Lidhur me zgjedhjen e Këshillit programor të RTVM-së, fillimisht maksimalisht është liberal qasja për kandidim, secili mund të paraqitet, duhet të ketë përvojë tetëvjeçare në sferën e mediave dhe mbështetje nga universitetet, organizatat mediale, të shënuara janë kushtet në ligj. Bëhet fjalë për persona të cilët duhet të jenë profesionistë dhe nga sfera të kenë. Ajo që për mua është më e rëndësishme dhe ndryshme nga gjithçka deri tani po zgjat procedura për zgjedhje. Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të organizohet debat mbikëqyrës dhe ata do të thonë se çka kanë punuar", tha Mançevski.
Lidhur me operatorët të cilët ritransmetojnë program dhe pohimet se në ligj janë futur dy paragrafë të cilët janë të pazbatueshëm në Maqedoni, Mançevski tha se teksti shkon në procedurë kuvendore dhe këtu ekziston mundësi për rishqyrtim të tij. Megjithatë, theksoi se të drejtat autoriale duhet të respektohen.
Nuk kishte përgjigje konkrete se kur eventualisht në seancë qeveritare do të mund të gjenden ndryshime eventuale të Ligjit për media, për çka tha se Qeveria është këtu që të japë mundësi dhe hapësirë në qoftë se punonjësit medialë konsiderojnë se kjo është e nevojshme.
Me këtë ligj i cili shkaktoi debat në opinionin medial do të parashihej regjistrim i internet portaleve, që do të thoshte se secili prej tyre do të duhet të përmbajë Impresum dhe të regjistrohet në Regjistrin Qendror.
Qeveria në seancën e djeshme i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për themelim të Ndërmarrjes publike Radiodifuzioni i Maqedonisë, me të cilin realizohet harmonizim me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail