Për 30 për qind do të rritet rroga e policëve pyjorë

Shkup, 21 shkurt 2018 (MIA) - Për 30 për qind do të rriten rrogat e policëve pyjorë. Vendimi do të zbatohet pas ribalancit të parë të Buxhetit për vitin 2018, informoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnajkovski.
Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria dje e shqyrtoi informacionin për avancim të të drejtave të punëtorëve përmes Marrëveshjes kolektive me çka personat e autorizuar zyrtar në policinë pyjore fitojnë të drejtën e punës në turne, në turnin e natës dhe në festë.
"Kjo do të thotë se me miratimin e këtij informacioni, personat e autorizuar zyrtar në policinë pyjore do të kenë rreth 30 për qind të ardhura më të larta në çdo muaj, me atë që kjo masë do të implementohet me ribalancin e parë të Buxhetit në vitin 2018", deklaroi Boshnajkovski.
Qeveria e ka angazhuar MBPEU në suaza të mundësive buxhetore të ridedikojë mjete nga buxheti i saj dhe të sigurojë mjete për detyrimet konform përmbajtjes së informacionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail