Nga 1 qershori linjë direkte ajrore Varshavë - Shkup

Shkup, 21 shkurt 2018 (MIA) - Shkupi dhe Varshava nga qershori i këtij viti do të lidhen me linjë direkte ajrore, raportoi sot TAV Maqedoni dhe LOT Polish erlajns.
Fluturime në këtë linjë do të ketë çdo ditë, gjegjësisht gjashtë ditë në javë, përveç të dielën, me avionët modernë Embraer. Biletat tanimë janë në shitje, përmes kontakt qendrës LOT, në faqen e internetit www.lot.com, dhe tek agjentët e shitjes.
Embraerët e LOT çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte do të fluturojnë nga aeroporti “Shopen” në Varshavë në orën 10:35 në mënyrë që të arrijnë në Maqedoni në orën 12:40. Udhëtarët e fluturimit nga Shkupi për në Varshavë do të nisen në orën 13:20. Çdo të martë, të enjte dhe të shtunë fluturimi nga Varshava është caktuar për në orën 14:25, ndërkaq arritja në Shkup në orën 16:30. Nisja nga Shkupi është planifikuar të jetë në orën 17:10, përderisa arritja në Varshavë është në orën 19:15.
Drejtori i komunikimeve koorporative dhe zëdhënës i LOT, Adrian Kubicki, deklaroi se Shkupi është komplet destinacion i ri në ofertën e kompanisë ajrore.
"Maqedonia për çdo vit bëhet edhe më e njohur tek turistët, duke ju lënë mbresa me historinë e vet, kuzhinën tradicionale dhe kulturën. Udhëtarët tanë sapo morën mundësinë që të njihen me vlerat e ndryshme kulturore të atij vendi mbresëlënës. Jam i sigurt se shumica do të shfrytëzojnë këtë mundësi gjatë kësaj vere.
Orari i fluturimeve është krijuar në këtë mënyrë që udhëtarët të cilët udhëtojnë nga Shkupi të kenë qasje drejt fluturimeve të shpejta dhe të volitshme për lidhje nga aeroporti "Shopen" në Varshavë drejt destinacioneve në SHBA, Kanada dhe në Evropën Perëndimore.
Nga TAV Maqedoni presin që kjo linjë ajrore të tregohet si mjaft e suksesshme.
"Me këtë turistët polakë do të kenë mundësi që ta vizitojnë dhe ta zbulojnë Maqedoninë, ndërsa në të njëjtën kohë edhe qytetarët e Maqedonisë dhe vendet fqinje do të kenë mundësi që të udhëtojnë në linjë direkte drejt Varshavës dhe ta përjetojnë Poloninë. Kjo kompani ajrore, gjithashtu, do të shërbejë që dy vendet të forcojnë lidhjet e biznesit, të mundësohet komunikim më i mirë me Evropën Lindore, si dhe fluturime transatlantike drejt shumë destinacioneve në botë të cilët janë ofruar nga Varshava", deklaroi Alper Ersoj, drejtor i përgjithshëm për TAV Maqedoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail