Emri dhe NATO-ja, top temat e bisedimeve me Miçel

Shkup, 12 mars 2018 (MIA) - Çështja për emrin do të jetë një ndër temat kryesore të takimit me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçel, i cili nesër vjen në Maqedoni, deklaroi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
"Mendoj se natyrisht takimi do të niset me këtë çështje. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për ta njohur me dinamikën e procesit për tejkalimin e dallimit rreth emrit", tha Dimitrov, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp në MPJ me kolegun e tij polak Jacek Çalutoviq.
Nga ana e Maqedonisë, theksoi Dimitrov, do të shtrohet edhe çështja për shanset që Maqedonia sivjet të bëhet pjesë e NATO-s, për dinamikën e vendimeve të Samitit të Aleancës në korrik të këtij viti, si dhe disa çështje të tjera në kontekst të perspektivave të rajonit.
"Për ne është një lajm i mirë që ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Uels Miçel vjen në Maqedoni. Neve na duhet kjo vëmendje dhe ky angazhim", tha Dimitrov.
Theksoi se sipas sondazheve të fundit, 80 për qind e qytetarëve të RM-së e mbështesin anëtarësimin në NATO.
"Unë shpesh herë në kontekst të strategjisë dhe përfshirjes së Ballkanit flas se na duhet një garë reformuese. Të garojmë kush do të jetë më i suksesshëm në reformat gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, mediave të lira etj. Sipas analogjisë në pjesën e çështjeve bilaterale do të jetë mirë me fqinjët tanë me të cilët edhe kemi dallime, të garojmë se kush do të jetë më evropian, kush do të tregojë mirëkuptim për të tjerët dhe kush do t'i ketë parasysh vlerat dhe parimet e Evropës pasi pikërisht edhe në këtë kontekst tentuam ta zgjidhim këtë çështje", tha Dimitrov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail