Ues Miçel në Shkup në bisedime për emrin dhe për NATO-n

Shkup, 13 mars 2018 (MIA) - Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçel sot arrin në Shkup, si destinacioni i dytë në kuadër të turneut të tij nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mbështetja nga SHBA-ja për aspiratat ezroatlantike të Maqedonisë, për negociatat të cilat vendi i zhvillon me Greqinë për kontestin rreth emrit, por edhe apel deri te Qeveria e Maqedonisë për zbatimin e reformave për përforcimin e demokracisë, qeverisë së të drejtës dhe lirisë së mediave, janë porositë të cilat Miçel do t'i transmetojë në takimet me kreun shtetëror të Maqedonisë.
Miçel në Shkup, siç njoftoi MIA, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Zaev dhe Miçel pas takimit të përbashkët do të japin deklarata për mediat.
Kryeministri Zoran Zaev, vizitën e përfaqësuesit të lartë të Departamentit amerikan të shtetit në Shkup e vlerësoi si një konfirrmim të miqësisë, por edhe mbështeje për proceset integruese euroatlantike të Maqedonisë.
Zaevi dje theksoi se Miçel vjen në kohën kur Maqedonia dëshiron ta avancojë bashkëpunimin me partnerët strategjikë.
"Njëra prej qëllimeve kryesore strategjike të RM-së është NATO-ja, ndërsa vendi është tekstualisht afër anëtarësimit në NATO. Kjo mund të jetë një ndihmë shumë e madhe. Do të bisedojmë për bashkëpunimin e dy vendeve, por edhe për perspektivat e NATO-s, do të kemi mbështetje edhe për integrimin tonë në BE, sepse ajo është partnere strategjike", tha Zaev duke e komentuar vizitën e Miçelit.
Shef i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dje deklaroi se çështja për emrin do të jetë një prej temave kryesore në takimin me Miçelin.
"Mendoj se natyrisht takimi do të niset me këtë çështje. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për ta njohur me dinamikën e procesit për tejkalimin e dallimit rreth emrit", tha Dimitrov dhe shtoi se nga ana e Maqedonisë, theksoi Dimitrov, do të shtrohet edhe çështja për shanset që Maqedonia sivjet të bëhet pjesë e NATO-s, për dinamikën e vendimeve të Samitit të Aleancës në korrik të këtij viti, si dhe disa çështje të tjera në kontekst të perspektivave të rajonit.
Për kontestin për emrin pritet të bisedohet edhe në takimet që Miçel më 15 mars në Athinë do t'i ketë me përfaqësuesit e Qeverisë së Greqisë. Sipas paralajmërimit të Departamentit amerikan të shtetit, Miçel me autoritetet greke do të bisedojë edhe për thellimin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Greqisë, përforcimin e bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, energjetikës, tregtisë dhe investimeve.
Miçel prej dje e filloi turneun e tij nëpër vendet e Ballkanit me vizitën në Prishtinë dhe i cili do të zgjasë deri më 17 mars. Ai përveç Prishtinës dhe Shkupit do t'i vizitojë edhe Beogradin, Athinën dhe Nikozinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail