Shefja e diplomacisë kroate Pejçinoviq Buriq në Maqedoni

Shkup, 13 mars 2018 (MIA) - Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Maria Pejçinoviq Buriq, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
Siç kumtoi MPJ-ja, Pejçinoviq Buriq dhe Dimitrov do të kenë takim tet-a-tet, pas të cilit do të vijojnë bisedime në përbërje të delegacioneve të dy vendeve. Ajo do të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe nga kryeministri, Zoran Zaev.
Në takim, pritet të këmbehen mendime për marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale, si dhe për munfësitë për avancimin e bashkëpunimit në shumë sfera, me theks të bashkëpunimit ekonomik. Gjithashtu, do të shqyrtohen mundësitë dhe hapat për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal në kontekst të integrimit evropian, theksojnë nga MPJ-ja.
Pejçinovi Buriq, mbrëmë, sipas MPJ-së kroate, ka pasur takime me përfaqësues të komunitetit të kroatëve në Republikën e Maqedonisë dhe me afaristët kroatë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail