Gruevski pa vlerësim për punën e Mickovskit, thotë se duhet t'i jepet kohë

Shkup, 13 mars 2018 (MIA) - Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski thotë se rrallë takohet me pasardhësin e tij Hristian Mickovski, i cili, siç pohon, në mënyrë të pavarur e udhëheq partinë.
"Nuk do ta vlerësoja punën. Kjo është udhëheqësi e re e cila ka prioritete të veta dhe duhet t'i jepet kohë të dëshmohen me punën dhe kapacitetet e tyre. Besoj se punët do të shkojnë në drejtim të mirë", tha Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Mickovski konsultohet me të për vendimet që i merr.
Lidhur me proceset që po zhvillohen në Gjykatën Penale kundër tij, vlerësoi se nëse bëhet fjalë konform ligjit jo vetëm që nuk duhet të më dënojnë, aspak nuk duhej të ketë gjykim.
"Gjykata që në fillim duhej t' hedhë poshtë këto akuza. Kjo u bë një lloj teatri i absurditetit. Kur keni gjyqësi të robëruar dhe nuk punohet sipas ligjit gjithçka është e mundur, por të lëmë mundësi për gjykatësit të punojnë sipas ligjit", deklaroi gruevski para Gjykatës Penale në Shkup ku sot u mbajt seanca për "Dhunë në Qendër".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail