Në Kuvend nesër tentativë e re që të gjendet zgjidhje për 35.000 amendamente të ligjit për gjuhët

Shkup, 13 mars 2018 (MIA) - Vazhdimi i seancës së 32-të të Kuvendit, në të cilën në rend dite janë amendamentet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve do të caktohet nesër. Kjo, siç konfirmojnë nga MIA, është kontraktuar në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve, në të cilën morën pjesë edhe nënkryetarët e Parlamentit.
Nga Kabineti i Xhaferit ende nuk ka informacion zyrtar, por vetëm zakonisht theksojnë për atë se cilat seanca do të caktohen do të vendoset në ueb-faqen e Kuvendit deri në fund të ditës.
Megjithatë, të pranishëm në koordinim konfirmojnë se vazhdimi do të caktohet për nesër pasdite.
Tash për tash nuk ka informacione nëse dhe çfarë marrëveshje është arritur mes grupeve të deputetëve të BDI-së dhe të LSDM-së në lidhje me atë nëse amendamentet do të shqyrtohen ose do të votohet drejtpërdrejtë për ligjin. Fillimisht seancë për amendamentet është dashur të mbahej të martën e kaluar, por kjo përpjekje dështoi për shkak se BDI-ja dhe LSDM-ja nuk arritën marrëveshje që të hapet debati për amendamentet ose jo. Atëherë një pjesë e deputetëve të LSDM-së kërkon për amendamentet që të debatohet pa u thyer Rregullorja e Kuvendit.
Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare , Dragan Danev, i cili sot sërish nuk mori pjesë në koordinim, thotë se nëse seanca caktohet ata do të marrin pjesë, me qëllim që t'i mbrojnë amendamentet.
"Qëndrimi ynë për amendamentet mbetet i njëjtë", thotë ai duke shtuar se ato duhet të shqyrtohen në seancë.
Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se këtë javë të mbyllet çështja për ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa për nëntë muaj dhe duhet që sa më shpejt të mbyllet.
"Çështja shumë shpejt duhet të mbyllet. Më herët këto ligje miratoheshin pas vetë përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, tani dhamë nëntë muaj debat. Të gjithë thanë gjithçka që patën, ndërsa pati edhe kohë të mjaftueshme për dialog. Ligji përfundimisht duhet të miratohet konform Kushtetutës dhe ligjeve. Me këtë do të mbyllet aspekti i fundit ligjor i Marrëveshjes së Ohrit. Të lëmë le të realizohet, le të ketë implementim të vetin dhe do të shohim se nuk është diçka që është e dhimbshme, e vështirë apo tragjike, por është diçka që do të mundësojë më lehtë të kuptohemi me njëri-tjetrin", tha Zaev.
Sipas kryeministrit, deputetët e shumicës parlamentare kanë dhënë edhe një javë shansë për dialog dhe bisedime për zgjidhje të pranueshme për opozitën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail