Mickoski: Do të filloj me vizita në terren, për ta dëgjuar zërin e popullit sepse meriton më mirë

Shkup, 13 mars 2018 (MIA) - Maqedonia në dhjetë muajt e fundit ka stagnuar në të gjitha fushat. Nuk ka projekte, nuk ka ide të reja, nuk ka punë e as reforma të cilat vetë ata i premtuan e tani nuk i realizojnë. Asgjë nuk punohet e as nuk krijohet. Ndërsa nuk punohet sepse kemi paaftësi në çdo fushë. Paaftësi për të përmirësuar ekonominë, paaftësi për të avancuar bujqësinë, të reformojnë shëndetësinë dhe gjykatën, të sigurojnë arsim më cilësor, paaftësi për ta çuar Maqedoninë drejt Bashkimit Evropian, është qëndrimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Micskoski.
Sjellja e tillë, sipas Mickoskit, paraqet bixhoz me të ardhmen e të gjithë qytetarëve, ndërsa Maqedonia, shton më tej, nuk guxon të lejojë edhe një gjeneratë të humbur.
"Unë në periudhën para nesh, duke filluar prej sot pjesën më të madhe të kohës time do ta shfrytëzojë për takime në terren, në komunikim të drejtpërdrejtë dhe biseda me qytetarët. Do ta vizitoj çdo qytet, fshat, komunat, rrugët, në komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së për të dëgjuar zërin e popullit, të flasim për të ardhmen e shtetit, sepse Maqedonia meriton dhe duhet të jetë më mirë. "Politika e salloneve" është një, ndërsa fotografia e vërtetë qëndron tek populli i thjeshtë, në mesin e qytetarëve", thotë Mickoski.
Maqedonia, sipas tij, nuk ka kohë për të pritur, nuk guxojmë të lejojmë të humbim edhe një gjeneratë.
"Maqedonisë i duhet kuadër i ri dhe i aftë. VMRO-DPMNE ka kuadër, ka program i cili përgatitet nga ekspertë vendas dhe të huaj. Maqedonisë i nevojitet fuqi e re. Shpresë e re për Maqedoninë. Populli meriton më mirë. Maqedonia meriton më mirë, çdo qytet dhe fshat meriton më mirë. Njerëzit të cilët jetojnë aty meritojnë më mirë. Maqedonia e cila do të sjellë gëzim, lumturi dhe të ardhme më të mirë", është shprehur Mickoski përmes kumtesës për media.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail