Miçel: SHBA-ja i mbështet Maqedoninë dhe Greqinë që të gjejnë zgjidhje për emrin

Shkup, 13 mars 2018 (MIA) - SHBA-ja i mbështet Maqedoninë dhe Greqinë në përpjekjet që të gjejnë zgjidhje të përbashkët për çështjen për emrin. Maqedoni ndërmori hapa të mëdha në angazhimin në negociatat me bashkëbiseduesit e saj grekë dhe kjo është mundësi e shkëlqyeshme për ardhje deri në zgjidhje. Është shumë e rëndësishme që të dy shtetet të vazhdojnë me negociatat.
Këtë e porositi ndihmës-sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçel, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev.
Sa i përket NATO-s, theksoi se ftesa për anëtarësim nuk është e lidhur me datë të saktë ose ngjarje.
"Por, mendoj se mund të bëjmë gjithçka që mundemi që ta shënojmë progresin dhe angazhimet e SHBA-së, Maqedonia të bëhet anëtare edhe e NATO-s dhe BE-së. Ky është angazhimi ynë shumë vite dhe nuk është i lidhur me datë ose ngjarje konkrete", tha Miçel.
Ai shtoi se SHBA-ja e mbështet Maqedoninë në aspiratat e saj euroatlantike dhe theksoi se dera drejt NATO-s mbetet e hapur.
Në pyetjen e gazetarëve se nëse Uashingtoni drejtpërdrejt do të përzihet në negociatat për emrin, Miçel tha se SHBA-ja është mbështetës i procesit, por që të dy shtetet duhet vetë ta zgjidhin.
Kryeministri Zaev lidhur me zgjidhjen e kontestit për emrin shprehu kënaqësi që procesi ka hyrë në fazë finale dhe e konfirmoi gatishmërinë e qartë për dialog të vërtetë.
"Kur e keni të vështirë thirren miqtë. Ne me Bullgarinë e zgjodhëm problemin, dashtë Zoti t'u kumtojmë miqve tanë se arritëm zgjidhje edhe me Greqinë. Do të vazhdojmë me negociatat, por nëse ka problem sërish presim ndihmë nga miqtë tanë", tha Zaev në pyetjen e gazetarëve lidhur me mundësinë për ndihmë nga ana e SHBA-së.
Vizita e Ues Miçel në Maqedoni është në kuadër të turneut të tij në rajon. Nga Maqedonia ai niset për në Beograd.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail