Mickoski: VMRO-DPMNE do të marrë pjesë ne seancën për Ligjin e gjuhëve dhe kërkon debat për amendamentet

Strumicë, 13 mars 2018 (MIA) - Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit, ku duhet të miratohet ligji për gjuhët, por lideri i partisë kërkon shqyrtim të amendamenteve dhe hapjen e debatit për amendamentet.
Këtë sot nga Strumica e tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, për qëndrimin e opozitës për pjesëmarrje në seancën e nesërme të Kuvendit.
Mickoski tha se në të kaluarën VMRO-DPMNE ka apeluar për mirëkuptim, respektim të ligjeve, Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
"Ofruam zgjidhje që bazohet në formimin e grupeve punuese, të cilat do të formohen nga të gjitha partitë parlamentare, do të përfshihet opinioni ekspert, përfaqësues të ASHAM-it dhe kabineti i kryetarit të shtetit. Tema është e ndjeshme. Në të kaluarën pamë se kjo temë shkaktoi reagime të shumta edhe tek ekspertët, por dhe tek publiku i gjerë në Republikën e Maqedonisë", tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Ai disa herë bëri thirrje për mirëkuptim dhe tejkalim të, siç tha, skenave të këqija dhe tejkalim të opsionit për terror parlamentar të shumicës ndaj pakicës.
"Edhe njëherë bërë thirrje për mirëkuptim. Edhe një herë bëjë thirrje për respektim të Rregullores, respektim të ligjeve, sepse kjo nuk duhet të lejohet. Do të ndikojë keq ndaj Maqedonisë, për imazhin e Maqedonisë edhe para komunitetit ndërkombëtar, por edhe para opinionit vendas. Për atë edhe njëherë bëj thirrje për mirëkuptim. Për të shmangur sjelljen e devijuar në Parlament, miratimin e dhunshëm të këtij ligji dhe bëjë thirrje për respektim të Rregullores dhe shqyrtim të amendamenteve dhe hapjen e debatit për amendamentet, gjë të cilin VMRO-DPMNE-ja e pret gjatë seancës së nesërme të Kuvendit. Gjithçka tjetër do të shkaktojë pasoja edhe për atë që do të vendosë t'i shkel ligjet, por edhe për të gjithë ata të cilët do ta mbështesin në atë veprim", shtoi Mickoski.
Në pyetjen shtesë të gazetarëve se si do të veprojë VMRO-DPMNE-ja në seancën e nesërme, kryetari i VMRO-DPMNE-së u përgjigj se deputetët e tyre do të marrin pjesë në seancë, ndërsa për hapat e mëtejshme opinioni do të informohet me kohë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail