Angjushev: Po lëvizin nga pika e vdekur punët rreth Shtëpisë së pensionistëve në Kavadar

Kavadar, 19 mars 2018 (MIA) - Pas shtatë vite të plota pritje, po lëvizin nga pika e vdekur punët rreth ndërtimit të Shtëpisë së pensionistëve në Kavadar, thotë për MIA-n Risto Angjushev, kryetar i Këshillit ekzekutiv pranë Shoqatës së pensionistëve.
"Tanimë është në fazë përpunimi Plani i përgjithshëm urbanistik dhe është caktuar lokacion për ndërtim të Shtëpisë për pleq, afër parkut të qytetit. Presim që ky lokacion prej rreth dy dekarëve shteti fillimisht t'i ndajë komunës që pastaj ta marrim ne. Parimisht kemi mbështetje nga vetëqeverisja lokale. Si Shoqatë e pensionistëve nga Kavadari dhe Rosomani kemi ndarë rreth një milion denarë për procedurën, ndërsa kemi edhe investues nga Turqia i cili do ta ndërtojë shtëpinë, bëhet fjalë për një turk i cili para rreth gjashtëdhjetë viteve është shpërngulur nga Maqedonia, e tani si stomatolog i pensionuar dëshiron të investojë në vendlindje", shpjegon Angjushev.
Pret që deri në fund të vitit të fillojë edhe ndërtimi i shtëpisë në të cilin do të mund të akomodohen 150 pensionistë.
Kjo shoqatë përfshin rreth shtatë mijë pensionistë nga Kavadari dhe Rosomani. Në periudhën e kaluar është shprehur pakënaqësi për shkak të zvarritjes së procedurës për ndërtim të shtëpisë së pleqve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail