Nesër takim Cipras - Kamenos

Athinë, 19 mars 2018 (MIA) - Mendoj se nuk ekziston rrezik që Kamenos ta braktisë Qeverinë, thotë zëdhënësi i Qeverisë i Greqisë, Dhimitris Xanakopulos lidhur me spekulimet e fundit në mediat greke për mospajtim të rritur mes dy partnerëve të koalicionit, sidomos lidhur me çështjen me dy ushtarët grekë, të arrestuar në Turqi.
Xanakopulos, duke folur për televizionin grek "Skaj", tha se dy partnerët e koalicionit nesër do të mbajnë takim.
"Sipas informacioneve në seancën e grupit parlamentare pritet të dalë me ndonjë kumtesë të rëndësishme, ndërsa ekzistojnë informacione në shtypin e sotëm se Kamenos sërish e shqyrton pozicionin e tij lidhur me bashkëpunimin në Qeveri, për shkak të mospajtimit në çështjen e Shkupit, por edhe për insistimin e Ciprasit dhe Kamenosit që menjëherë të arrijnë marrëveshje, me siguri e emrin Maqedonia e Epërme, publikoi sajti i televizionit grek "Skaj".
Çështjen e emrit, ushtarët grekë dhe rasti me pronarin e klubit futbollistik PAOK janë temat për të cilat dy partnerët e koalicionit kanë qëndrime të ndryshme.
"Zgjidhje e çështjes së Maqedonisë, me qëndrim të fuqishëm lidhur me kampionatin evropian (gjegjësisht kampionat pa PAOK), sipas deputetëve lokalë të SYRIZA-s, do të thotë dështim zgjedhor nga Larisa e lart. Në të njëjtën kohë, Panos Kamenos është parametër edhe për dy çështjet:
Nuk do të votojë për çështjen e emrit që do ta përmbajë termin Maqedoni dhe de fakto do të largohet nga qeveria.
Mbanë marrëdhënie të mira me pronarin e PAOK, i cili ndodhte në qendër të ngjarjeve të futbollit dhe me siguri të dënohet ashpër, shkruan portali informativ "Iefimerida".
Mbetet e hapur çështja, nëse ndoshta Cipras dhe Kamenos do të bisedojnë edhe për çështjen e emrit, duke pasur parasysh se takimi i tyre është vetë disa ditë para vizitës së shefit të diplomacisë greke në Shkup.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail