Reshjet do t'i rrisin nivelet e lumenjve, derdhje të mundshme

Shkup, 19 mars 2018 (MIA) - Rritje të rajoneve të pellgjeve të Treskës, Pçinjës dhe Kumanovskës, si dhe të pjesëve të epërme të Vardarit, Radikës, Sateskës, Drinit të Zi dhe Golema (Resenska), por edhe rritje të nivelit të liqeneve natyrore, posaçërisht të atij të Ohrit i cili sot është pesë centimetra mbi maksimumin e lejuar, pret DPHM nga reshjet që paralajmërohen për në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.
Në qoftë se vende të caktuara proceset lokalisht janë më intensive edhe reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, janë të mundura derdhje lokale të Treskës tek Pllasnica, të Kumanovksës dhe në pjesën e shtratit të epërm të Vardarit dhe Cërnas.
Sipas parashikimeve të sinoptikëve, në disa vende pritet të bien mbi 20 litra në një metër katror, ndërsa në vendet malore pritet që reshjet të jenë të borës.
"Nivelet e ujit të lumenjve në pjesën perëndimore të vendit janë relativisht të larta, posaçërisht në pellgun e Treskës, Radikës dhe pjesën e epërme të Vardarit. Paralajmërojnë për ndjekje të kujdesshme të gjendjes dhe lëvizje të kujdesshme afër lumenjve dhe përrenjve", thonë nga DPHM.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail