Pesë propozimet në tryezën negociuese

Athinë, 20 mars 2018 (MIA) - Pasi shefi i diplomacisë greke zbuloi se projekt-marrëveshja është dërguar në Shkup, mediat greke, midis të cilëve edhe "Katimerini" dhe "Ta nea" i publikoi pesë emrat që janë përfshirë në propozimin grek. Në fakt bëhet fjalë për të njëjtat ide nga ndërmjetësuesi Methju Nimic, gjegjësisht emrat:
Republika Veriore e Maqedonisë
Republika e Re e Maqedonisë
Republika e Epërme e Maqedonisë
Republika e Vardarit e Maqedonisë
Republika e Maqedonisë (Shkup)

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, mediat greke në periudhën e kaluar, topi i transferohet palës së Maqedonisë, duke iu referuar deklaratave të kryeministri Zaev dhe shefi i diplomacisë Dimitrov, si argumente se ndoshta është vështirë të arrihet kompromis.
"Askush nuk mund t'i parashikojë ndodhitë për shkak se ndoshta situata midis dy palëve mund të karakterizohet si e qetë, por deklaratat provokuese, posaçërisht nga Dimitrovi, nuk krijojnë kushte për kompromis. Si qëndrimet për historinë dhe kulturën që duhet t'i ndajnë të dyja palët, ashtu edhe insistimi i i Zaevit se nuk është e nevojshme që të ndryshohet Kushtetuta e Shkupit, parashikojnë rezultat negativ për negociatat", shkruan "Ta nea".
Gazeta e analizon edhe situatën e brendshme politike dhe në të dy vendet, me koment se në Greqi nuk është aspak e sigurt se marrëveshja eventuale do të mund të kalojë lehtë, edhe për shkak të qëndrimit të partnerëve të koalicionit në qeveri Grekët e Pavarur dhe për shkak të qëndrimit të grekëve.

Ndërkohë, zyrtarisht është caktuar takimi i dy partnerëve të koalicionit në qeverinë greke. Në orën 17 sipas kohës lokale, Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos do të bisedojnë në pallatin kryeministror, ndërsa nuk është përjashtuar që edhe çështja për emrin të jetë pjesë e agjendës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail