Dimitrov: Ka dallime midis projekt-marrëveshjes së Maqedonisë dhe të Greqisë për emrin

Shkup, 20 mars 2018 (MIA) - Një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë sot në orët e pasdites në Athinë e dorëzoi projekt-marrëveshjen e Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit rreth emrit, porositi në konferencën e sotme për shtyp, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
Theksoi se në projekt-marrëveshjen e Maqedonisë intensivisht është punuar ditëve të fundit dhe konfirmoi se pala e Maqedonisë, gjithashtu e ka marrë projekt-marrëveshjen greke.
Theksoi se ekzistojnë dallime në projekt-marrëveshjen e Maqedonisë dhe të Greqisë.
"Projekt-marrëveshja greke është lëndë e analizës në këtë periudhë. Çdoherë kur komunikojmë përmes mediumeve, puna komplikohet. Është e drejtë të them se ka dallime dhe shpresoj se nëse mendojmë së bashku në një qëllim do të kemi sukses që ato dallime t'i tejkalojmë", porositi ai.
Me këtë komunikimi, që deri më tani është zhvilluar kryesisht përmes dialogut gojor, Dimitrov theksoi se po hyn në fazën e këmbimit të dokumenteve të shkruara.
"Qëllimi është që të gjindet një zgjidhje e qëndrueshme dinjitoze për tejkalimin e dallimit rreth emrit, të bëhet dallim midis shtetit tonë Maqedoni dhe rajonit të Maqedonisë në Greqi", tha Dimitrov.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se me pa durim dhe me kënaqësi e pret vizitën e kolegut të tij nga Greqia, Nikos Koxias, i cili të enjten do të arrijë në vend.
Për të premten, siç theksoi Dimitrov, Koxias do të ketë edhe shumë takime me kreun shtetëror të Maqedonisë, ndërsa më 30 mars në Vjenë, dy ministrat do të kenë takim me ndërmjetësuesin e KB-së, Methju Nimic.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail