KB: Takim i përbashkët Nimic-Dimitrov-Koxijas në Vjenë më 30 mars

Shkup, 20 mars 2018 (MIA) - Pres-shërbimi i KB-së pasdite e konfirmoi informacionin, të cilin më herët e publikuan MPJ-ja e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë se shefat e diplomacive të të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxijas do të kenë takim me ndërmjetësuesin Metju Nimic më 30 mars në Vjenë.
"Metju Nimic, përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm do të ketë takim të përbashkët me Nikos Koxijas, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme i Ish republikës jugosllave të Maqedonisë më 30 mars në Vjenë. Takimi është pjesë e përpjekjeve të KB-së për ndërmjetësim mes dy shteteve për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme për të dy palët për çështjen e emrit", thuhet në kumtesën e shkurtë nga shërbimi për media i KB-së.
Dimitrov dhe Koxijas, para raundit të ri të bisedimeve me Nimicin, do të kenë takim bilateral në Shkup të enjten, kur ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë do të vijë për vizitë zyrtare në Maqedoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail