Mot i vranët me reshje të përkohshme të shiut dhe borës në male

Shkup, 21 mars 2018 (MIA) - Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore do të letë reshje të borës, veçanërisht paradite. Më shumë reshje do të ketë në pjesët më veriperëndimore ku lokalisht pritet të reshin mbi 15 l/m2. Do të fryjë erë mesatare jugore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugperëndimore e cila nga fundi i ditës do ta ndryshojë drejtimin në atë verior.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 14 gradë.
Të enjten moti do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të borës, ndërsa në pjesën juglindore reshje të shiut. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitjen e shiut të ngrirë. Në disa vende pritet të reshin rreth 20l/m2. Në pjesën më të madhe të vendit do të formohet shtresë së akullt, ndërsa në viset malore dukshëm do të rritet.
Gradualisht ngrohje do të ketë nga e diela gjatë ditës kur reshjet do të jenë kryesisht nga shiu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail