PSP në mesditë me konferencë shtypi

Shkup, 21 mars 2018 (MIA) - Prokuroria Publike për ndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve paralajmëroi se sot në mesditë do të mbajë konferencë shtypi. Nga PSP nuk kumtojnë se cila do të jetë temë e konferencës së shtypit.
PSP javën e kaluar në ueb faqen e saj e publikoi raportin gjashtëmujor në të cilin është theksuar se deri tani prokurorët e kanë analizuar përmbajtjen e 515.572 audio fajlleve, gjegjësisht në përpunim janë 85 për qind nga numri i përgjithshëm i bisedave të përgjuara. Janë përpunuar 1.784 transkripta ku në bazë të bisedave të përgjuara ekziston indikacion për vepër të kryer penale.
Në proces të analizimit nga PSP, siç është theksuar në raport, janë më shumë se 100.000 audio fajlle të cilët janë grumbulluar gjatë bastisjeve të realizuara tek disa persona dhe në vijim është konfirmimi se nëse dhe në çfarë numër bisedat paraqesin lëndë e ndjekjes joligjore të komunikimeve.
Gjatë gjashtë muajve të kaluara prokurorët e PSP-së kanë hapur shtatë procedura të reja hetimore kundër gjithsej 17 personave, ndërsa janë nostrifikuar edhe 136 lëndë të reja parahetuese.
Në raport thuhet se edhe krahas gatishmërisë të shprehur dhe vërejtjet e theksuara, nuk janë ndërmarrë masa për përgatitje të vendimeve ligjore me të cilët do të zgjidhej pozita juridike e Prokurorisë Speciale Publike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail