Shekerinska-Xhanijki: Nëse nuk ka stabilitet në Ballkan, nuk ka stabilitet në Evropë

Shkup, 21 mars 2018 (MIA) - Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot qëndron për vizitë zyrtare në Turqi me ftesë nga ministri turk i Mbrojtje Kombëtare Nuretin Xhanikli.
Në takimin me Xhaniklin, ministrja Shekerinska ka theksuar se Maqedonia me këmbëngulje punon që të bëhet vendi-anëtar i 30-të i NATO-s dhe ka thënë se Turqia është shteti i cili i jep mbështetje të vazhdueshme.
"Turqia është vendi që vazhdimisht i hapte dyert për Republikën e Maqedonisë për anëtarësim në Aleancë. Në një nivel kemi mbështetje të rëndësishme politike nga Turqia, ndërsa në tjetër nivel i cili është po aq i rëndësishëm, është edhe mbështetja në sferën e reformave në mbrojtje dhe modernizimin e forcave të armatosura", ka theksuar Shekerinska.
Ministri turk ka vlerësuar se stabiliteti ballkanik është me rëndësi të madhe në korniza globale.
"Nëse nuk ka stabilitet në Ballkan, nuk ka stabilitet në Evropë, ndërsa pa stabilitet evropian, nuk ka stabilitet në botë. Stabiliteti ballkanik është me rëndësi të madhe në korniza globale. Turqia do të vazhdojë me mbështetjen të parezervë të Maqedonisë në procesin e reformave në sferën e mbrojtjes", ka theksuar Xhanikli.
Ai ka informuar se tanimë është formuar grup për mbështetje të reformave në mbrojtjen e Maqedonisë dhe se ajo së shpejti do të mbërrijë në Maqedoni ku do t'i vlerësojë nevojat dhe mënyrat se si Turqia të ndihmojë në realizimin e reformave në mbrojtje.
Në takim është theksuar edhe interesi i Qeverisë së Maqedonisë për industrinë dedikuese dhe është dakorduar vizitë e ekipeve turke në Maqedoni.

Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga ministrja Shekerinska e vizitoi Mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, disa kapacitete prodhuese-ushtarake turke, si dhe Nënsekretariatin për industri mbrojtëse.
Vizita në Turqi vazhdon me takimet me kryeministrin turk Binali Jilldirim dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Mevlut Çavushogllu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail