Takim pune në MPPS me rastin e Ditës botërore të personave me Sindromin Daun

Shkup, 21 mars 2018 (MIA) - Kërkesat për përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të këtyre bashkëqytetarëve tanë nga fusha e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, marrëdhëniet e punës dhe sistemi pensional, si dhe për reformat e ardhshme në pjesën e sigurimit të shërbimeve dhe përkrahjes së këtyre personave në vendin e tyre të jetesës, ishin temë e mbledhjes së sotme që me rastin e 21 Marsit, Ditës botërore të personave me Sindromin Daun, u mbajt në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Në mbledhje morën pjesë përfaqësues të organizatave qytetare "Trisomija 21", "Qendra për Sindromin Daun", si dhe prindër dhe persona me Sindromin Daun.
"Ministrja Carovska i njoftoi të pranishmit se Qeveria në seancën e fundit e miratoi Projektin për vendosjen e rehabilitimit profesional dhe planin për hapjen e dy qendrave për këtë qëllim në Shkup dhe Strumicë, si dhe për aktivitetet të cilat ndërmerren në drejtim të deinstitucionalizimit", kumtoi MPPS.
Në raport të Qendrës ditore për fëmijët me Sindromin Daun në Shkup, ndërtimi dhe përgatitja i së cilës është në fazën përfundimtare, është dakorduar dinamika për përpunimin e programit për punë të kësaj qendre sipas nevojave dhe kërkesave të shfrytëzuesve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail