Përmes bllok transaksionit janë shitur 298.003 aksione të Bankës Komerciale

Shkup, 21 mars 2018 (MIA) - Në bursë sot në bllok transaksion janë tregtuar 298.003 aksione të lëshuara nga Banka Komerciale SHA Shkup në çmim prej 3.750 denarë për një aksion, në vlerë të përgjithshme prej 1.117.250 denarë, kumtoi sot Banka Komerciale.
"Aksionari i deritanishëm me pjesëmarrje të kualifikuar East Capital Explorer Investments AB dhe personi i tij i lidhur Salink Limited ka kryer shitje të të gjitha aksioneve që i posedonte në Bankë, gjegjësisht 298.003 aksione, që paraqet 13,076 për qind pjesëmarrje në numrin e përgjithshëm të aksioneve të lëshuara nga Banka Komerciale SHA Shkup", bëjnë të ditur në kumtesën.
Blerës të aksioneve të shitura janë Adora Inzhering SHPKNJP Eksport Import, Granit SHA Shkup, IGM-Trejd Ilija SHPK dhe Industri Servis SHPK Shkup.
Secili nga personat juridik personalisht nuk e tejkalon pragun e pesë përqindëshit pjesëmarrje aksionare në kapitalin e përgjithshëm të Bankës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail