Ulet numri i të sëmurëve nga tuberkulozi, vitin e kaluar 220 raste

Shkup, 23 mars 2018 (MIA) - Në Maqedoni në dhjetë vitet e fundit në vazhdimësi shënohet ule e vazhdueshme e numri të përgjithshëm i rasteve të reja të regjistruara të tuberkulozit, deklaroi sot Biljana Ilievska Popovska, kryetare e Shoqatës së Pneumofiziologëve të Maqedonisë, me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit - 24 Marsi.
"Në vitin 2017 janë zbuluar 220 raste të tuberkulozit, që është dukshëm më pak në krahasim me vitin 2016, kur ishin zbuluar 267 raste të tuberkulozit, ashtu që shkalla e tuberkulozit gjatë vitit të kaluar është pakësuar në 10,3, që e çon Maqedoninë drejt vendeve me shkallë të ulët të incidencës së tuberkulozit", tha Ilievska.
Sipas saj, tuberkulozi ende është sëmundje e popullatës së re, më së shumti është e përfaqësuar grupmosha prej 35 deriu në 44 vjet. ndërsa menjëherë pas saj janë pacientët më të moshuar mbi 65 vjet, të cilët ishin më të shumtë në vitin 2016, derisa vitin e kaluar menjëherë pas grupmoshës prej 35 deri në 44 vjet, pothuajse njëlloj janë të përfaqësuar të gjitha grupmoshat ku paraqitet tuberkulozi.
Lidhur me gjininë, te burrat më shpesh paraqitet sëmundja për dallim nga gratë.
Theksoi se vitin e kaluar shënohet ule e dukshme lidhur me tuberkulozin te fëmijët, gjegjësisht paraqitja e sëmundjes te fëmijët prej zero deri në 14 vjet.
Tha se zbulimi i tuberkulozit është shumë i vështirë, ndërsa kurimi i pacientëve nuk është në nivel të kënaqur.
Drejtori i ISHP Instituti për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkulozit Predrag Bozhiçkoviq, ku u mbajt takaim profesional me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit, tha se në dhjetë vitet e fundit me përpjekjet e mjekësve dhe profesorëve nga Instituti, për një të tretën janë pakësuar tastet e të sëmurëve nga tuberkulozi.
Zorica Nanoviq udhëheqëse në Institutin, tha se nga 1 nëntori i vitit 2017 e deri më sot në Institut janë kuruar gjithsej 53 pacientë të sëmurë nga tuberkulozi.
Rasti më drastik që e kanë pasur në Institut është një bebe shtatëditëshe babai i së cilës ka qenë i hospitalizuar me tuberkulozë.
Motoja nën të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë e shënon Ditën Botërore për Luftë Kundër Tuberkulozit është "Nevojiten liderë për t'i dhënë fund tuberkulozit".
OSHB deri në vitin 2035 ka vendosur qëllim për çrrënjosjen e tuberkulozit në nivel global.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail