Vazhdon Konferenca e shtatë vjetore e BPRM-së në Ohër

Ohër, 13 prill 2018 (MIA) - Dita e dytë e punës e Konferencës vjetore të cilën e organizon Banka Popullore e RM-së që po mbahet në Ohër do të vazhdojë me ligjëratën hyrëse të guvernatorit të Bakës Qendrore të Belgjikës i cili do të japë pasqyrë personale të temës themelore të takimit - "Gati një dekadë pas krizës: Në rrugë drejt ciklit global dhe normalizim të politikës monetare".
Në kuadër të vazhdimit të Konferencës janë paraparë edhe dy panel-diskutime. Të parin do ta udhëheqin guvernatorët e bankave qendrore nga Maqedonia, Belgjika, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova të cilët do të flasin për ciklin e ri global dhe normalizimin e politikës monetare.
Panel-diskutimi i dytë është rezervuar për synimet e përfaqësuesit rajonal rezident të FMN-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, drejtorin e Institutit të bashkësive nga Vjena dhe zëvendësguvernatori nga Banka e Sllovenisë, në temë "Qarkullimet kapitale-perspektivat dhe rreziqet e rajonit".
Sipas paralajmërimeve, në mesditë janë paraparë deklarata të guvernatorit të BPRM-së Dimitar Bogov, kolegët e tij nga Belgjika dhe Kroacia, Jan Smets dhe Boris Vujiçiq, Peter Sanfej nga Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim, Bas Beker nga FMN-ja si dhe Tomas Riçardson nga "Instituti i përbashkët i Vjenës".
Në tubimin në Ohër po marrin pjesë përfaqësues të bankave qendrore të shteteve të BE-së dhe më gjerë, të Bankës Qendrore Evropiane, të institucioneve financiare dhe shtetërore, si dhe profesorë të institucioneve akademike nga disa shtete. Konferenca paraqet mundësi të shkëlqyeshme për këmbim të përvojave me përfaqësuesit e bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare për çështje kyçe nga fusha e makroekonomisë, politikës monetare dhe stabilitetit financiar, si për përfaqësuesit e BPRM-së, ashtu edhe për bankat vendore dhe për institucionet e tjera financiare.
Me konferencën në Ohër shënohet përvjetori i pavarësimit monetar të Republikës së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail